Lidhje

Irani dhe Rusia - bisedime për programin bërthamor të Teheranit


Zyrtarë të lartë iranianë dhe rusë ranë dakord të zhvillojnë bisedime të tjera lidhur me një propozim të Rusisë për të zgjidhur krizën e Iranit me Perëndimin për programin bërthamor iranian.

Të dyja palët u takuan sot në Moskë për të diskutuar mbi propozimin rus, i cili ka për qëllim të sigurojë që Irani nuk mund të përdorë uranium të pasuruar për një program armësh bërthamore. Para takimit të sotëm, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavror, nuk i vuri ndonjë theks të veçantë rezultateve që mund të priteshin nga takimi.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm iranian Manouchehr Mottaki diskutoi rreth çështjes bërthamore me zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruksel. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana tha se në këto bisedime nuk u bë ndonjë përparim. Ai shfaqi shpresën që Irani të ndryshojë qëndrimin e tij para takimit të 6 marsit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Në atë takim mund të vendoset që çështja e iranit t’i kalohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sanksione të mundshme për shkak të programit të tij bërthamor.

XS
SM
MD
LG