Lidhje

Beograd: Forcat e sigurimit kanë filluar një operacion për arrestimin e të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladic


Sipas njoftimeve nga Beogradi, forcat e sigurimit atje kanë filluar një operacion në kryeqytetin serb për arrestimin e të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladic.

Por zëdhënësi i policisë e mohoi njoftimin e agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug se gjenerali Mladic është kapur tashmë.

Njoftimet vijnë ndërsa Serbia përballet me një trysni në rritje nga bashkësia ndërkombëtare për arrestimin e ish-komandantit të lartë të serbëve të Bosnjes dhe ekstradimin e tij në Gjykkatën e Hagës për krime lufte.

Kjo gjykatë ka ngritur padi ndaj gjeneralit Malldic nën akuzat për rolin në vrasjen e civilëve gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë në vitet 90-të.

XS
SM
MD
LG