Lidhje

BE paralajmëron Serbinë se mund t’i bllokojë negociatat


Bashkimi Evropian e paralajmëroi Serbinë se mund t’i bllokojë negociatat, në se Beogradi nuk bashkëpunon plotësisht në kapjen e gjeneralit Ratko Mlladiç të dyshuar për krime lufte.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, e bëri sot këtë kërcënim, ndërsa përgatitej për publikimin e një raporti që pritej të bëhet i njohur javën e ardhshme, lidhur me përparimin e Serbisë në përmbushjen e standarteve të BE-së. Zoti Rehn i tha Komisionit të Parlamentit Evropian se bashkëpunimi i Serbisë me Bashkimin përfshin arrestimin dhe tranferimin në Gjykatën e Hagës të Ratko Mlladiçit.

Gjykata e Hagës për Krime Lufte ngriti padi ndaj ish-komandantit serb të Bosnjes për sulme ndaj civilëve gjatë konfliktit të viteve ’90 në Bosnje-Hercegovinë. Shumë serbë e konsiderojnë dorëzimin e gjeneralit Mlladic në Gjykatën e Hagës si të nevojshëm për t’i dhënë shpresë Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por në Serbi ka elementë që e shohin Ratko Mlladiçin si hero.//lk

XS
SM
MD
LG