Lidhje

Presidenti Bush dënoi sulmin e djeshëm kundër xhamisë Askarija


Presidenti Bush dënoi sulmin e djeshëm kundër xhamisë Askariya, duke e cilësuar atë një akt politik që synon të nxisë luftë civile. Sot në një konferencë shtypi, ai theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në rindërtimin e xhamisë së shenjtë shiite.

Besohet se kryengritësit janë përgjegjës për sulmin që shkatërroi kupolën prej floriri të xhamisë. Ndërkohë, në një fjalim që mbajti në televizionin shtetëror, presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad fajësoi vendet perëndimore për shkatërrimin dhe paralajmëroi se vende si Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do të viheshin në shënjestër të zemërimit të myslimanëve. Irani është kryesisht një vend mysliman shiit.//lk

XS
SM
MD
LG