Lidhje

Irak: Qeveria vendos ndalim-qarkullimin pas shtimit të dhunës në vend


Dhuna sektare në Irak që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 200 personave ditët e fundit ra sot, pasi qeveria vendosi një ndalim qarkullim të rreptë gjatë ditës.

Banorët morën urdhër të boshatisnin rrugët dhe në provincat plot trazira të Dijalas, Babilit dhe Salahedinit pas sulmeve sektare të nxitura nga shpërthimi të mërkurën në xhaminë shiite Askarija të Samarrës.

Ambasadori amerikan në Irak Zlamay Khalilzad u bëri thirrje sot udhëheqësve irakianë të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar. Udhëheqësi politik më me ndikim shiit, Abdul Aziz al-Hakim bëri thirrje sot për bashkim midis shiitëve dhe sunive.

Kreu i Këshillit Suprem për Revolucionin Islamik në Irak faqësoi besnikët e Sadam Huseinit dhe pasuesit e Al-Kaidës në Irak për dhunën sektare në vend.

Në një zhvillim tjetër, zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se persona të armatosur sulmuan një shtëpi sot në mëngjes në qytetin Latifijah, duke vrarë të paktën tre shiitë. Ushtria amerikane tha se ka vrarë udhëheqësin ushtarak të al-Kaidës në veri të Bagdatit.//lk

XS
SM
MD
LG