Lidhje

Mijra nacionalistë serbë i bëjnë thirrje të akuzuarve për krime lufte Mladic dhe Karadzic që të mos dorëzohen në Gjykatën e Hagës


Rreth 8 mijë përkrahës të partisë radikale serbe e bënë këtë demonstratë në përvjetorin e tretë të dorëzimit të udhëheqësit të saj Vojislav Sheshel në Gjykatën e Hagës.

Protesta pason njoftimet e pakonfirmuara të disa javëve të fundit rreth mundësisë së dorrëzimit të ish komandantit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mladic dhe shtimin e presionit ndërkombëtar për ekstradimin e tij në Hagë.

Bashkimi Evropian e paralajmëroi të enjten Serbinë dhe Malin e Zi se mund të pezullojë negociatat për lidhje më të ngushta me Beogradin, në qoftë se ky i fundit nuk bashkëpunon plotësisht për kapjen e Mladicit.

XS
SM
MD
LG