Lidhje

Mal i Zi: Partia më e madhe e opozitës pranon udhëzimet e BE-së për organizimin e referendumit rreth pavarësisë


Në Mal të Zi, partia më e madhe e opozitës i pranoi udhëzimet e Bashkimit Evropian për organizimin e referendumit rreth pavarësisë së kësaj republike, i cili pritet të mbahet brenda vitit.

Përfaqësues të Partisë Socialiste Popullore thanë se propozimet e Bashkimit Evropian lidhur me rregullat e referendumit janë plotësisht të pranueshme. Në propozimet e paraqitura javën e kaluar thuhet se që rezultatet e referendumit të jenë të pranueshme duhet që të paktën 55 përqind e votuesve të jenë shprehur në favor të pavarësisë.

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili është shprehur me këmbëngulje për pavarësinë, i ka rezistuar planit të Bashkimit Evropian duke e quajtur tepër të lartë pragun e 55 përqindëshit. Nëse fiton pavarësinë, pritet që Mali i Zi të kërkojë anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mali i Zi ishte e vetmja republikë që mbeti me Serbinë pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë në fillim të viteve 90.//lk

XS
SM
MD
LG