Lidhje

Al-Kaida merr përgjegjësinë për përpjekjen për të hedhur në erë rafinerinë më të madhe të naftës në botë


Në një mesazh të hedhur në një faqe terrori interneti të al-Kaidës merret përgjegjësia për përpjekjen e djeshme për të hedhur në erë rafinerinë më të madhe të naftës në botë, e cila ndodhet në pjesën lindore të Arabisë Saudite.

Në mesazhin e al-Kaidës, i cili ende nuk është vërtetuar, sulmi cilësohet si sukses dhe thuhet se autorët e shpërthimit depertuan perimetrin e sigurimit të rafinerisë së naftës dhe të gazit.

Autoritetet saudite thanë se sulmi u bllokua kur rojat hapën zjarr kundër dy kamionëve sulmues, duke shkaktuar shpërthimin e tyre. Njoftohet se dy roja dhe dy nga autorët e sulmit mbetën të vrarë.

Ministri saudit i naftës thotë se shpërthimi nuk preku opercionet e rafinerisë, e cila jep dy të tretat e prodhimit saudit të naftës.

Çmimet e naftës u rritën 2 dollarë për fuçi pas lajmit për shpërthimin në Arabinë Saudite, e cila ka një të katërtën e rezervave botërore të naftës

XS
SM
MD
LG