Lidhje

Filipine: zhduket kërcënimi ndaj qeverisë së Presidentes Arrojo


Një këcënim ndaj qeverisë së presidentes filipinase, Gloria Arrojo, përfundoi dje vonë kur një kolonel i marinsave dhe 200 pasues të tij i dhanë fund një ballafaqimi në mbështetje të ish komandantit të tyre.

Komandanti i ri, Gjenerali Nelson Allaga, bëri të njohur fundin e ballafaqimit pas takimit me oficerët revoltues. Ai tha se ata kanë pranuar të jenë besnikë të qeverisë.

Disa orë më par, Koloneli Ariel Kerubin u kishte bërë thirrje qytetarëve të mos respektonin urdhërin për ndalimin e tubimeve dhe të mblidheshin tek komanda e marinsave për të mbrojtur oficerët e akuzuar se ishin ndërlikuar në një komplot për të përmbysur Presidenten Arrojo.

Dhjetëra priftërinj dhe murgesha kënduan këngë paqeje, ndërkohë që mijëra vetë u mblodhën jashtë komandës së marinsave.

Ish-Presidentja Korazon Akino, e cila po kërkon dorëheqjen e Presidentes Arrojo, nuk u lejua të hynte në kaqmpin ushtarak, por priti në një rrugë jo shumë larg së bashku me përkrahësit e saj.

Ballfaqimi filloi pasi komandanti i marinsave, Gjeneral Renato Miranda, u shkarkua nga detyra me kërkesën e tij.

XS
SM
MD
LG