Lidhje

Bashkimi Evropian trysni Beogradit për të arrestuar Mlladiçin


Bashkimi Evropian e paralajmëroi Serbinë se bisedimet për Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit do të pezulloheshin në se Beogradi nuk arreston së shpejti të pandehurin për krime lufte Ratko Mlladiç.

Paralajmërimi u bë sot, gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit. Ministrat i kërkuan Beogradit bashkëpunim të plotë me Gjykatën e Hagës. Ministri sërb i financave, Mladjan Dibnkiç tha se Bashkimi Evropian do të bënte një gabim të madh në se pezullonte bisedimet për Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit. Ai shtoi se dorëzimi i Mlladiçit është përparësi për Sërbinë.

Javën e kaluar shtypi serb njoftoi për arrestimin e Mlladiçit, por kryeprokurorja e Hagës Karla Del Ponte tha se autoritetet i kishin thënë se Ratko Mlladiç nuk ishte arrestuar.

Ndërkohë autoritetet në Spanjë arrestuan një të dyshuar serb që mendohet të jetë një dëshmitar i rëndësishëm në gjyqin ndaj Sllobodan Millosheviçit. Sipas autoriteteve, Veselin Vukotic, u arrestua gjatë fundjavës në aeroportin e Madritit. Vukotic dyshohet për vrasjen në vitin 1990 të Enver Hadrit, që në atë kohë drejtonte një organiztë për të drejtat e njeriut. Në kohën e vrasjes kishte zëra se zoti Hadri ishte duke zhvilluar hetime për abuzimet e Millosheviçit. I pandehuri Vukotic po ashtu kërkohet për një vrasje në Beograd dhe për një vrasje tjetër në Mal të Zi. //rd//

XS
SM
MD
LG