Lidhje

Bashkimi Evropian miratoi 143 milionë dollarë ndihma për palestinezët


Bashkimi Evropian miratoi 143 milionë dollarë ndihma për palestinezët, të cilët përballen me një krizë financiare ndërsa grupi ekstremist islamik Hamas punon për formimin e një qeverie të re.

Ministri i jashtëm francez thotë se këto ndihma do t’i ndihmojnë palestinezët që të mos bien në kaos ekonomik. Ndihma financiare do të përdoret për të paguar faturat e energjisë elektrike të palestinezëve dhe për rrugat e punonjësve të sektorit publik. Por Bashkimi Evropian nuk tha a do të vazhdojë ndihma pasi qeveria e drejtuar nga Hamasi të fillojë detyrën.

I dërguari ndërkombëtar James Wolfensohn, ish presidenti i Bankës Botërore ka paralajmëruar ndërmjetësuesit e Lindje së Mesme se Autoriteti Palestinez është në rrezik të dështojë financiarisht brenda dy javësh, kryesisht sepse Izraeli ka ndërprerë transferimin mujor të të ardhurave nga taksat të palestinezëve që jetojnë në Bregun Perendimor dhe Gaza.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar gjithashtu të ndërpresin ndihmat nëse Hamasi nuk e pranon të drejtën e Izraelit pët të ekzistuar dhe nuk dënon dhunën. Sot në Jeruzalem, ministrja e jashtme izraelite Tzipi Livni përjashtoi mundësinë e bisedimeve të paqes në të ardhmen me Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas, duke thënë se ai nuk do të ishte një gjendje të impononte ndonjë marrëveshje, sepse Hamasi ka kontrollin. //rd//

XS
SM
MD
LG