Lidhje

KE-ja bën thirrje për mbikqyrje më të rreptë të veprimtarisë së huaj të zbulimit në vendet e Evropës


Këshilli i Evropës thotë se vendet evropiane duhet të miratojnë ligje më të forta për të mbikqyrur veprimtarinë e agjentëve të huaj të zbulimit, të cilët veprojnë në territorin e tyre.

Kryetari i Këshillit Terry Davis tha sot në një konferencë shtypi në Strasburg se pjesa më e madhe e Evropës është, siç u shpreh ai, “një terren i hapur veprimi për shërbimet e huaja të zbulimit.”

Zoti Davis i bëri këto komente ndërkohë që publikoi një raport që shtjellon praktikat e vendeve evropiane për të mbikqyrur veprimet e agjencive të huaja të zbulimit.

Në thelb të këtyre debateve është CIA, e cila po kritikohet në Evropë lidhur me njoftimet se ka transportuar në mënyrë sekrete persona të dyshuar si terroristë përmes kontinentit evropian dhe se ka operuar burgje sekrete në Evropën lindore, ku mbante dhe merrte në pyetje të dyshuarit. Uashingtoni ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje.

Raporti nuk përfshinte prova të ekzistencës së burgjeve sekrete në Evropë.

Kryetari i Këshillit, Terry Davis tha se Italia, Polonia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina nuk kishin ofruar informacionin e kërkuar për përgatitjen e raportit.

XS
SM
MD
LG