Lidhje

Hamasi deklaron në Moskë se Izraeli duhet të largohet nga territoret e pushtuara në 1967-ën


Udhëheqësi politik i grupit ekstremist palestinez Hamas, Kaled Mashaal, tha se Izraeli duhet të tërhiqet nga territoret, që pushtoi në luftën e vitit 1967, në se do të ky grup ekstremist të punojë për arritjen e paqes.

Këto komente ai i bëri sot në Moskë, pasi një delegacion me 6 anëtarë u takua me zyrtarë rus në Moskë, bisedimet e para që Hamasi zhvillon me një fuqi të madhe të huaj. Zoti Mashaal tha gjithashtu se Izraeli duhet t’i lejojë refugjatët palestinezë që të kthehen në rajon.

Po sot, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska pret që Hamasi të respektojë marrëveshjet e mëparshme palestineze me Israelin. Por zoti Mashaal theksoi se refuzimi i grupit Hamas për të njohur të drejtën e Izraelit për të ekzistuar nuk është një çështje që do të diskutohet.

Zyrtarët rusë thanë se do t’i bëjnë presion Hamasit të respektojë planin e paqes për Lindjen e Mesme, i cili përfshin njohjen e Izraelit dhe heqjen dorë nga dhuna.

Ndërkohë, kryeministri i përkohshëm izraelit Ehud Olmert theksoi sot se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të mbajë një front të bashkuar kundër Hamasit. //rd//

XS
SM
MD
LG