Lidhje

Fillon seanca e marrjes së vendimit kundër Zakaria Musauit


Seanca e marrjes së vendimit në gjyqin e Zacarias Moussaouit, i cili ka pranuar se është operativ i al-Qaidës, filloi në një gjykatë federale pranë Washingtonit.

Sot u zgjodhën 12 anëtarë të jurisë dhe 6 zëvendësues të tyre për të vendosur nëse Zarkawi, 37 vjeç dhe qytetar francez, duhet ekzekutuar apo dënuar me burgim të përjetshëm.

Mussaoui e ka pranuar tashmë fajësinë për bashkëpunim me al-Qaidën për të përdorur avionët si armë kundër Shteteve të Bashkuara, por është shprehur se nuk ka patur dijeni në lidhje me planet për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai u arrestua në gusht të 2001-shit gjatë kohës që po ndiqte një kurs për pilot.

XS
SM
MD
LG