Lidhje

Serbia dhe Mali i Zi sfidojnë kompetencat e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara


Serbia dhe Mali i Zi argumenton se nuk është kompetencë e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara, të shqyrtojë çështjen e ngritur nga Bosnje-Hercegovina mbi konfliktin ballkanik në vitet 1990.

Avokatët e Serbisë dhe Malit të Zi e filluan sot paraqitjen e argumentave mbrojtëse para Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësinë në Hagë. Avokatët thanë se gjykata nuk ka juridiksion pasi vendi i tyre nuk ishte anëtar i Kombeve të Bashkuara kur Bosnja ngriti akuzat në vitin 1993. Kombet e Bashkuara kishin përjashtuar ish Jugosllavinë në vitin 1992.

Pala mbrojtëse i quajti gjithashtu akuzat e ngritura nga Bosnja për vrasje masive dhe gjenocid të ekzagjeruara. Bosnja e akuzoi ish Jugosllavinë se kishte ndjekur një politikë vrasjesh, përdhunimesh, torturash, rrëmbimesh, burgosjesh dhe zhdukjes së banorëve boshnjakë. Në se Gjykata Botërore vendos në favor të Bosnjes, kjo mund të kërkojë miliarda dollarë kompensime. //ad//

XS
SM
MD
LG