Lidhje

Irak: Ekzekutohen 13 kryengritës


Sot në Irak, u ekzekutuan me varje 13 kryengritës. Këto janë ekzekutimet e para të kryera nga qeveria irakiane që prej përmbysjes nga pushteti të Sadam Huseinit në vitin 2003.

Autoritetet dhanë pak hollësi rreth personave të ekzekutuar. Ekzekutimet e sotme kryhen ndërkohë që sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, u bëri thirrje irakianëve që të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar për të pakësuar kërcënimin e luftës civile.

Ai tha se në rastin e shpërthimit të luftës civile, autoritetet amerikane kanë në plan t’ua lënë forcave irakiane të sigurimit të meren me të. Ndërkohë, gazeta amerikane Washington Post njoftonte se partia kryesore shiite në qeverinë e Irakut i dha urdhër ministrisë së shëndetsisë të ndalojë numërimin e vrasjeve në stil ekzekutimi pasi shpërthimi në një xhami shiite shkaktoi dhunën e javëve të fundit.

Qeveria njoftoi se 379 veta humbën jetën nga shpërthimet gjatë javës së parë të vrasjeve sektare. Disa zyrtarë irakianë thanë se ky numër ishte 1 mijë. Të paktën 10 veta u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën sot nga një sërë shpërthimesh në Bagdat.

XS
SM
MD
LG