Lidhje

Bush: Programi bërthamor i Iranit, shqetësim serioz për sigurinë kombëtare


Prersidenti Bush e quajti programin bërthamor të Iranit një shqetësim serioz për sigurinë kombëtare. Duke folur sot në Uashington presidenti tha se ai synon gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për ballafaqimin bërthamor me Iranin. Por ai theksoi se Irani nuk duhet lejuar të zotërojë aftësitë për prodhimin e armëve bërthamore. Presidenti Bush tha se dëshiron që Irani ta dëgjojë “qartë e me zë të lartë”, se bota flet me një zë.

Në Salzburg, Komisionerja për Marrëdhëniet me Jashtë Benita Ferrero Waldner u tha gazetarëve se proprozimi për kompromis i Moskës që uraniumi për Teheranin të pasurohet në Rusi është ende një alternativë e mundshme, ndonëse Keshilli i Sigurimit mund ta marrë në shqyrtim javën e ardhshme progrmain bërthamor të Iranit.

Nëndrejtori i Këshillit iranian të Sigurimit Kombëtar i tha Zërit të Amerikës se nëse Këshilli i Sigurimit ndërhyn, Irani do të mbrojë interesat e tij të sigurimit dhe ato kombëtare. Ai nuk dha hollësi të tjera. //rd//

XS
SM
MD
LG