Lidhje

Historia e presidencës së Gerald Fordit


Presidenca e Gerald Fordit, i cili shërbeu nga viti 1974 deri në fillim të vitit 1977, ishte rezultat i rrethanave të jashtëzakonëshme të një kohe të turbullt. Gerald Rudolp Ford është i vetmi president amerikan që ka shërbyer në atë post pa u zgjedhur.

Më 10 tetor të vitit 1973, nënpresidenti Spiro Agnew dha dorëheqjen pas akuzave për korrupsion. Në përputhje me kushtetutën, Presidenti Richard Nixon duhej të emëronte dikë në atë post. Por zoti Nixon u gjet vet në mes të një skandali, atij të Watergatit, që u shkas thirrjeve nga Kongresi dhe publiku amerikan që ai të shkarkohej.

James Cannon, këshilltar i Presidentit Ford për çështjet e brendëshme dhe biograf i tij thotë se në fakt vendimi se kush do ta zëvendësonte nënpresidentin Agnew nuk ishte në dorë të Shtëpisë së Bardhë.

“Fordi u zgjodh në postin e nënpresidentit nga udhëheqësit kryesorë të Kongresit, demokratë dhe republikanë, duke e ditur se kishte të ngjarë që ai të bëhej president. Ata ia detyruan këtë zgjedhje Niksonit, duke i thënë se kjo ishte një zgjedhje që do të konfirmohej dhe Niksoni nuk kishte alternativë tjetër, veç caktimit të Fordit”.

Në atë kohë Gerald Fordi ishte udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve me një përvojë 25 vjeçare në Kongres. Kolegët e vlerësonin atë për sinqeritetin dhe aftësinë për të punuar efektivisht me të dyja partitë politike.

Në korrik të vitit 1974, Kongresi filloi procedurën për shkarkimin e Presidentit Nikson, që çoi në dorëheqjen e tij më 9 gusht 1974. Nënpresidenti Gerald Ford u bë president.

Analisti James Pfiffner në Universitetin George Mason në periferi të Washingtonit thotë se zoti Ford hyri në Shtpinë e Bardhë i vendosur për të ndryshuar atmosferën e krijuar nga paraardhësi i tij.

“Mënyra e hapur si ai e trajtoi presidencën që në fillim, pati një ndikim të madh. Ai reagoi kundër Rechard Nixon-it që e kishte mbajtur në distancë edhe vetë kabinetin e tij dhe po ashtu kishte mbajtur një qendrim konfrontues me Kongresin”.

Një muaj pasi erdhi në postin e Presidentit, Gerald Fordi vendosi t’i jepte fund asaj që e qujti “endërr të gjatë të tmershme kombëtare” të skandalit të Watergate-it. Ai e fali ish presidentin për të shmangur ndjekjen e tij penale pasi kishte bindjen se gjykimi i Niksonit do ta ndante dhe dobësonte edhe më tej vendin.

Sekretari i Shtypit i Presidentit Ford, Ron Nessen, thotë se ai pati përballë një mori problemesh të brendëshme dhe të jashtëme që në fillim të presidencës së tij.

“Që në fillim ai pati çështjen e vështirë të faljes së Nixon-it. Një sërë çështjesh të tjera erdhën nga përfundimi i Luftës së Vitnamit. Në skenën e brendëshme problemi më i madh ishte ekonomia me një inflacion tepër të lartë. Ajo shënoi rënin më të ndjeshme që nga kriza e madhe e viteve 30-të”.

Ngecja ekonomike në vitin 1974 u shkaktua kryesisht nga embargoja e naftës e OPEC-ut, si rezultat i mbështetjes amerikane për Izraelin në luftën e Yom Kippurit të vitit 1973. Këshilltari i Presidentit Ford për çështjet e brendëshme, James Cannon, thotë se nxjerrja e vendit nga ngecja e dëmtoi të ardhmen politike të Presidentit. Atij iu desh të shkurtonte shpenzimet qeveritare, të ulte inflacionin, të ulte interesat bankare në mënyrë që ekonomia të mëkëmbej, dhe mbi të gjitha t’i vinte veton një sërë projektligjesh, gjë që nuk ishte shumë popullore.

Ish këshilltari i Presidentit Ford për Sigurimin Kombëtar, Brent Scowcroft, thotë se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Vietnami i Jugut, që ra në vitin 1975, ndihmoi ambicjet e vjetra të Bashkimit Sovjetik, megjithëse marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Moskës ishin përmirësuar.

“Politika e detantës me Bashkimin Sovjetik, që filloi me Presidentin Nixon në vitin 1972, shihej në shkallë të gjerë në 1975 në pozita jo të favorshme, në mos e paefektshme. Me fjalë të tjera, sovjetikët e shfrytëzuan atmosferën e çtensionuar mes Washingtonit dhe Moskës për të ndjekur synimet e tyre të para detantës”.

Frenimi i komunizmit, veçanërisht i elementëve të mbështetur nga Moska, ishte një çështje me rëndësi për administratën Ford. Kur Kamboxhia kapi një anije tregtare amerikane në vitn 1975, Shtëpia e Bardhë dha urdhër për një operacion ushtarak shpëtimi për t’i treguar botës se Amerika nuk ishte e dobët. Në korrik të po atij viti, Presidenti i Indonezisë, Suharto, kërkoi mbështetjen e Washingtonitr për të shtypur përpjeket kundr qeverisë së tij të udhëhequera nga komunistët, siç argumentoi ai. Kjo ishte një tjetër çështje shumë e vështirë për Presidentin.

Në fushatën presidenciale të vitit 1976, Gerald Fordi konkuroi me Jimmy Carterin, një ish guvernator i panjohur në politkën kombëtare. Gajtë gjithë fushatës zoti Ford i rezistoi zemërimi të votuesve për faljene Niksonit. Jimmy Cartet fitoi me një rezultat të ngushtë ndaj Gerald Fordit, duke i dhënë kështu fund karierës politke të të vetmit president të pazgjedhur.

Për sa i përket trashëgimisë së Gerald Fordit, shumë historianë thonë se atij i përket merita për uljen e tensioneve në vend pas një skadali tronditës të Shtëpisë së Bardhë, pas një krize konomike dhe luftës së Vietnaimit që e ndau vendin. Ata thonë se Gerald Fordi vuri intresat e vendit para të ardhmes së tij politike.

XS
SM
MD
LG