Lidhje

Një sondë tjetër amerikane po rrotullohet rreth planetit Mars


Një tjetër sondë amerikane e hapësirës filloi të rrotullohet në orbitë rreth planetit Mars për të vëzhguar planetin e kuq.

Kjo është sonda më e sofistikuar deri më sot që dërgohet në Mars. Inxhinjerët në laboratorin e Nasës në Kaliforni brohoritën me gëzim kur sonda dërgoi të dhënat e para që konfirmonin se ajo kishte hyrë në orbitën e duhur.

Orbita dhe lartësia e sondës do të ndryshojnë pak nga pak gjatë disa muajve të ardhshëm dhe ajo do t'i afrohet sipërfaqes së Marsit deri në distancën 320 kilometra.

Pastaj, gjatë një periudhe dyvjeçare, ajo do të studiojë klimën e marsit dhe do të kërkojë për shenja uji duke përdorur instrumentet e saj të fuqishëm dhe të sofistikuar. Ajo do të kërkojë edhe vende ku mund të ulen misione të ardhshme me robotë madje edhe me njerëz.

XS
SM
MD
LG