Lidhje

37 viktima dhe rreth 100 të plagosur nga shpërthimet në Sadr të Bagdatit


Policia në Irak thotë se të paktën 37 persona humbën jetën dhe rreth 100 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të makinave bombë në lagjen Sadr të Bagdadit.

Autoritetet thonë se shpërthimet që mesa duket ishin të koordinuara goditën dy tregje në zonën kryesisht shiite pak para se të errej duke e bërë ditën e sotme një nga më të përgjajkshmet në kryeqytet që prej disa javësh.

Kryengritësit suni janë përpjekur të ndezin dhunën sektare duke vënë vazhdimisht në shënjestër shumicën shiite, ndërsa shiitët janë fajësuar për vrasje për hakmarrje.

Po sot të paktën 11 persona u vranë në sulme kryengritëse në gjithë Bagdadin. Gjashtë prej tyre humbën jetën kur një patrullë policie u godit nga një bombë në anë të rrugës.

Në një incident tjetër kryengritësit hapën zjarr ndaj një makine, duke vrarë tre personat që udhëtonin me të, ndërsa një predhë goditi një ndërtesë në distriktin lindore, duke shkaktuar vdekjen e dy vetëve. //rd//

XS
SM
MD
LG