Lidhje

Irak:të paktën 62 të vrarë dhe mbi 250 të plagosur


Të paktën 62 veta mbetën të vrarë dhe 250 të tjerë u plagosën në një nga ditët më të përgjakshme gjatë javëve të fundit në Bagdad.

Në sulmet më vdekjeprurëse, policia thotë se 46 veta u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën kur rreth 6 makina bombë goditën dje lagjen Qyteti Sadër të Bagdadit.

Autoritetet thonë se shpërthimet mesa duket të bashkërenduara goditën zona tregtare plotë njerëz në Qytetin Sadër pak para perëndimit të diellit.

Kryengritësit suni janë përpjekur të nxisin dhunën sektare duke vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur shumicën shiite, ndësa vetë shittët janë fajësuar për vrasje në shenjë hakmarrjeje.

Po të dielen, të paktën 11 persona u vranë në sulme të kryengritësve në gjithë Bagdadin. Gjashtë prej tyre humbën jetën kur një patrullë policie u godit nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës.

XS
SM
MD
LG