Lidhje

Presidenti Bush përsëri në mbrojtje të strategjisë në Irak


Presidenti Bush thotë se forcat irakiane të sigurisë po shtohen dhe po bëhen më të afta ndërkohë që fitojnë besimin e civilëve irakianë.

Në të parin mes një sërë fjalimesh që shënojnë 3-vjetorin e ndërhyrjes së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, Presidenti Bush thotë se forcat irakiane të policisë dhe ushtrisë kohët e fundit kanë luajtur një rol kritik për të mos lejuar vendin të bjerë në anarki, pas sulmit ndaj xhamisë së shenjtë shiite të Samarrës.

Duke folur në Universitetit George Washington, Presidenti Bush tha se forcat amerikane vazhdojnë të stërvisin forcat irakiane të sigurisë, që tani përbëjnë 130 batalione. Ai tha se forcat e koalicionit po spastrojnë gjithashtu forcat irakiane nga ata që dyshohen për besnikëri ndaj milicive sektare në vend. Sipas sondazheve të fundit, shumë amerikanë besojnë se kryengritjet në Irak do të kthehen në luftë civile.

Presidenti e pranoi sot se në Irak është intensifikuar dhuna dhe sulmet sektare për hakmarrje, por shtoi se sheh shenja të një të ardhmeje shpresëdhënëse. //rd//

XS
SM
MD
LG