Lidhje

Bastiset shtëpia dhe biznesi i një personi që dyshohet se ka ndihmuar Radovan Karaxhiçin t’i shpëtojë arrestimit


Paqeruajtësit e NATO-s në Bosnje bastisën shtëpinë dhe biznesin e një personi që dyshohet se ka ndihmuar ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, të akuzuar për krime lufte, që t’i shpëtojë arrestimit.

Trupat kontrolluan shtëpinë, ndërtesën e biznesit dhe barin e Nemanja Vasiçit në zonën e Prnjavorit në pjesën veriore të Bosnje-Hercegovinës.

Trupat po kërkonin të mblidhnin të dhëna për rrjetin që ka strehuar udhëheqësin e kohës së luftës të serbeve të Bosnjes.

Karaxhiçi dhe komandanti i ushtrisë, Ratko Mladiç, e kanë shmangur arrestimin që kur u akuzuan nga Gjykata e Hagës për krimet e luftës. Ata akuzohen për sulmet kundër civilëve gjatë konflikteve të viteve 90-të në Ballkan.

XS
SM
MD
LG