Lidhje

Forcat amerikane dhe irakiane ndërmarrin një ofensivë në veri të Bagdadit


Forcat amerikane dhe irakiane filluan një operacion në veri të Bagdadit, në kuadër të të cilit, siç thotë ushtria, po zhvillohet sulmi më i gjerë nga ajri që nga pushtimi i Irakut në komandën e Shteteve të Bashkuara para tre vjetësh.

Në një deklaratë amerikane thuhet se në operacionin pranë Samarrës janë përfshirë më shumë se 50 avionë e 1 mijë e pesëqind trupa amerikane e irakiane, si dhe disa qindra mjete taktike. Ky operacion pritet të zgjasë disa ditë.

Në Samarrë janë kryer vrasje të shpeshta të policëve, ushtarëve e civilëve, dhe muajin e kaluar atje u shkatërrua me lëndë shpërthyese një xhami shiite. Shpërthimi në xhaminë Askariya u dha shkëndijën sulmeve hakmarrëse që u kushtuan jetën qindra vetëve.

Sot më herët, në Bagdad bëri betimin parlamenti i ri i Irakut. Seanca e betimit, e cila ishte shtyrë që prej një kohe të gjatë, nuk mbajti më shumë se se një orë dhe më pas deputetët u shpërndanë. Ligjvënësit nuk kanë rënë ende dakord për postet themelore të Kryetarit të Parlamentit dhe Kryeministrit dhe nuk ka shenja për përparime në bisedimet që synojnë kapërcimin e krizës.

XS
SM
MD
LG