Lidhje

Uolfenson: Perëndimi duhet të gjejë mënyrën të anashkalojë një qeveri të kryesuar nga Hamasi


Një i dërguar i posaçëm për Lindjen e Mesme tha se vendet perëndimore duhet të gjejnë mënyrën për të anashkaluar një qeveri të kryesuar nga grupi ekstremist Hamas me qëllim që të ndihmojnë miliona palestinezë të varfër.

James Uolfenson i tha dje një komisioni të Senatit amerikan se nëse ndihma për palestinezët nuk vazhdon të vërshojë, në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës mund të shpërthejë kaosi. Ai paralajmëroi se nuk mund të ketë paqe me një milion palestinezë të uritur.

72 vjeçari Uolfenson tha gjithashtu se ai po shqyrton mundësinë e largimit nga posti i tij si i dërguar i katërshes diplomatike në konfliktin izraelito-palestinez. Ai tha se mandati i tij nuk është më i qartë pas fitores së Hamasit në zgjedhjet parlamentare të janarit.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit e vlerësoi lart punën e zotit Uolfenson dhe tha se shpreson që ai do të qendrojë në detyrë të paktën deri në fund të prillit.

XS
SM
MD
LG