Lidhje

Bush: Shtetet e Bashkuara parapëlqejnë diplomacinë për të ndaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë


Shtëpia e Bardhë bëri të njohur sot variantin e ri të strategjisë së sigurimit kombëtar, ku ripohohet gadishmëria e administratës për goditje ushtarake parandaluese, kundër vendeve armike ose grupeve terroriste.

Në dokumentin e sotëm Presidenti Bush thekson se Shtetet e Bashkuara parapëlqejnë diplomacinë për të ndaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Megjithatë, në bazë të parimit të vetë-mbrojtjes, thuhet në dokument, Shtetet e Bashkuara “nuk përjashtojnë mundësinë e përdorimit të forcës para se sulmet të ndodhin”.

Dokumenti zyrtar thekson se sulmet parandaluese mund të ndodhin edhe në se nuk dihet me siguri koha dhe vendi ku mund të kryhet një sulm armik.

Në dokument thuhet se Irani përbën sfidën e vetme, më të vështirë, në fushën e sigurimit, me të cilën ndeshen Shtetet e Bashkuara. Dokumenti thekson se diplomacia ndërkombëtare duhet të ketë sukses për ta bindur Iranin të heqë dorë nga synimet bërthamore.

XS
SM
MD
LG