Lidhje

Shpërthim në autokolonën që mendohet se po transportonte në Afganistan trupat e katër shqiptarëve të rrëmbyer


Në Afganistan, nga shpërthimi i një bombe humbën jetën 5 policë afganë, që ndodheshin në një autokolonë, e cila mendohet se po transportonte trupat e 4 shqiptarëve nga Maqedonia, që u ekzekutuan nga kryengritësit talebanë pasi ishin rrëmbyer prej tyre.

Zyrtarët lokalë thanë se policia shkoi të merrte trupat e 4 shqiptarëve, që u rrëmbyen nga talebanët të shtunën e kaluar, por ndërkohë një bombë shpërtheu, duke shkaktuar vdekjen e 5 policëve dhe plagosjen e 3 të tjerëve. Zyrtarët thanë se trupat e pengjeve u gjetën në një zonë mes provincave jugore të Kandaharit dhe Helmandit. Policia shkoi në distriktin Maiwand, ku i gjeti trupat dhe gjatë rrugës në kthim njëra prej makinave të policisë u godit nga një bombë në anë të rrugës.

XS
SM
MD
LG