Lidhje

Diplomati Rohan: Palët  në bisedimet e Vjenës vazhdojnë të kenë dallime thelbësore


Zyrtarët shqiptarë dhe serbë u takuan sot në Vjenë për një raund të ri bisedimesh mbi të ardhmen e Kosovës. Diplomati austriak Albert Rohan, zëvendësi i ndërmjetësit të OKB-së, i cilësoi bisedimet si “të orientuara nga çështjet”. Ai e pranoi se palët vazhdojnë të kenë dallime thelbësore, por shtoi se ato ranë dakort të takohen përsëri më 3 prill po në Vjenë.

Bisedimet e sotme u përqëndruan në shtimin e kompetencave të pakicës serbe në pushtetin lokal. Autoritetet e Beogradit kërkojnë të krijojnë një entitet serb në Kosovë me lidhje të veçanta me Serbinë. Shqiptarët kundërshtojnë, të shqetësuar se ajo do të çonte në ndarjen e Kosovës. Shqiptarët duan pavarësi, një kërkesë që serbët e kundërshtojnë.

Ky është raundi i dytë i bisedimeve mes tyre të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara. Delegacioni serb u paraqiti një ankesë zyrtarëve të OKB-së për faktin që delegacioni shqiptar kryesohet nga Hashim Thaçi, për të cilin serbët thonë se ka kryer krime lufte kur ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.//lk

XS
SM
MD
LG