Lidhje

3 vjet pas ndërhyrjes së forcave të koalicionit në Irak


Komandanti i trupave amerikane në Irak thotë se forcat e koalicionit së bashku me ato irakiane kanë bërë përparime të dukshme gjatë tre vjetëve të kaluar dhe se pret që gjatë vitit 2006 të ketë një pakësim gradual të trupave të koalicionit.

Duke komentuar në televizionin Fox News me rastin e tre vjetorit të fillimit të luftës, Gjenerali George Casey e pranoi se në Irak vazhdon dhuna sektare por tha se pret që udhëheqësit politikë të vendit të formojnë një qeveri të qendrueshme.

Presidenti Bush tha më pas se ai u kishte transmetuar një mesazh udhëheqësve të Irakut me të cilin i inkurajonte ata të punojnë me përkushtim për formimin e një qeverie që të përfaqësojë vullnetin e të gjithë irakianëve. Zoti Bush tha se amerikanët po ndjekin një strategji e cila do të çojë në fitore dhe do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara më të sigurta.

Nga ana e tij, kongresmeni demokrat John Murtha tha se Iraku ndodhet tashmë në luftë civile dhe se trupat amerikane duhet të fillojnë të tërhiqen. Zoti Murtha tha në program televiziv se një tërheqje e tillë do t’u jepte udhëheqësve irakianë një stimul të fortë për të marrë në kontroll vendin e tyre.

Komentet bëhen ndërkohë që protestues në një numër vendesh të botës zhvilluan demonstrata kundër luftës me rastin e tre vjetorit të ndërhyrjes në Irak. //ad//

XS
SM
MD
LG