Lidhje

Presidenti Bush: Tërheqja e forcave nga Iraku, objektiv i presidentëve të ardhshëm amerikanë


Presidenti Bush tha se tërheqja e gjithë forcave amerikane nga Iraku është një objektiv që do të vendoset nga presidentët e ardhshëm amerikanë dhe qeveritë e ardhshme në Irak.

Gjatë një konference shtypi sot në Uashington, Presidenti nuk pranoi të theksonte në se një tërheqje e tillë mund të ndodhë gjatë kohës që ai është në detyrë, duke theksuar se një gjë e tillë do të nënkuptonte caktimin e një afati, për të cilën ai tha, se nuk ka ndërmend ta bëjë.

Presidenti Bush tha se ai nuk beson se Iraku ka rënë në luftë civile, dhe se është optimist se fitorja është e mundshme. Ai tha se nuk do t’i kishte dërguar trupat në Irak, në se nuk besonte se suksesi ishte i mundur. Konferenca e sotme e shtypit e Presidentit Bush bëhet në një kohë që anketat tregojnë se gati dy-të-tretat e amerikanëve nuk e miratojnë mënyrën se si e ka trajtuar ai luftën në Irak.//lk

XS
SM
MD
LG