Lidhje

Presidenti Bush: Ndërhyrja në Irak, strategji për fitore


Presidenti Bush mbajti një fjalim për Irakun në shtetin e Virginias Perëndimore në kuadër të një sërë fjalimesh të tilla. Duke folur para një grupi simpatizantësh në Wheeling të Virginias Perëndimore, Presidenti Bush e mbrojti përsëri vendimin për ndërhyrjen në Irak dhe paraqiti atë që ai e quajti “strategji për fitore”.

Ai tha se do ta merrte vendimin për nivelin e trupave amerikane në Irak në bazë të këshillave të komandantëve të ushtrisë amerikane dhe jo të anketave, grupeve studimore, ose politikave të vitit të zgjedhjeve. Sipas anketave të fundit, mbështetja publike për luftën në Irak ka rënë në nivelin më të ulët.

Zgjedhjet për Kongresin do të mbahen në nëntor. Udhëheqësi i pakicës demokrate të opozitës në Senat, Harry Reid tha se tre vjet pas ndërhyrjes në Irak është bërë e qartë se Presidenti Bush nuk ka problem me një angazhim pa afat për trupat dhe taksapaguesit amerikanë.//lk

XS
SM
MD
LG