Lidhje

Rusia dhe Kina hedhin poshtë një projektdeklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Iranin


Rusia hodhi poshtë një projektdeklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ka për synim ushtrimin e trysnisë ndaj Iranit për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore që thuhet se ka ai vend.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se projektdeklarata përfshin pika që hapin rrugën për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Ai e bëri këtë koment dje, pas një takimi të përfaqësuesve të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të arrijnë një marrëveshje sesi t’i bëhet trysni Iranit që të braktisë veprimtaritë delikate në fushën bërthamore.Ajo tha se diplomacia kërkon kohë.

Kina e ka kundërshtuar projektdeklaratën për shkak se ajo mund të çojë në vendosjen e sanksioneve të rrepta kundër Iranit.

XS
SM
MD
LG