Lidhje

Një gjykatë e Serbisë e fuqizoi përsëri urdhër-arrestin për Mira Markoviçin


Një gjykatë e Serbisë e fuqizoi përsëri urdhër-arrestin për të venë e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

Mira Markoviç nuk u paraqit sot para Gjykatës së Rrethit të Beogradit, duke i detyruar autoritetet ta venë përsëri në fuqi urdhërin.

Ky urdhër u pezullua më parë, për ta lejuar zonjën Markoviç të marrë pjesë në funeralin e të shoqit, pa rrezikun e arrestimit të saj. Por bashkëshortja e Millosheviçit nuk shkoi për të marrë pjesë në varrimin e të shoqit.

Mira Markoviç kërkohet nën akuzat për abuzim pushteti. Ajo ka mërguar me dëshirën e saj në Rusi që nga viti 2003.

XS
SM
MD
LG