Lidhje

Rajs: SHBA mund të tërheqë trupa nga Iraku nëse irakianët marrin më tepër përgjegjësi


Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs thotë se Pentagoni mund të tërheqë nga Iraku një numër të konsiderueshëm trupash, siç u shpreh ajo, nëse forcat irakiane marrin përsipër më shumë përgjegjësi mbi sigurimin.

Në komentet që bëri për televizivin amerikan Fox, zonja Rajs tha se ky pakësim trupash është plotësisht i mundshëm nëse forcat irakiane të sigurimit vazhdojnë të forcohen.

Para pak ditësh, Presidenti Bush tha se do të jetë në dorë të presidentëve të ardhshëm amerikanë të vendosin se kur do t’i tërheqin trupat nga Iraku, gjë që u pasua në Uashington nga polemika të shumta lidhur me kohëzgjatjen e pranisë amerikane atje.

Sekretarja Rajs tha se komandatët ushtarakë do t’i bazojnë vendimet mbi nivelin e trupave amerikanë në Irak bazuar në gjendjen në terren.//ii

XS
SM
MD
LG