Lidhje

Hamasi i paraqet parlamentit listën e kabinetit


Grupi ekstremist palestinez Hamas paraqiti listën e kabinetit në parlament për votbesim.

Ismail Hanijeh i ngarkuar me detyrën e formimit të qeverisë u kërkoi sot ligjvënësve të votonin në favor të kabinetit të tij dhe të planit të qeverisë. Ai tha se qeveria e tij do të kërkojë që t’i jepet fund pushtimit Izraelit, të eleminohen vendbanimet hebraike dhe të vazhdojë luftën për krijimin e një shteti të pavarur.

Zoti Haniyeh bëri thirrje për dialog me kuartetin e ndërmjetësuesve ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Rusinë dhe Kombet e Bashkuara, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ligjvënësit palestinezë pritet të votojnë për kabinetin e Hamasit dhe programin e qeverisë nga fundi i javës. Miratimi shihet si një formalitet pasi shumica e parlamentit kontrollohet nga Hamasi. //rd//

XS
SM
MD
LG