Lidhje

Irak: Politikanë shiitë kritikuan Shtetet e Bashkuara se kanë vrarë besimtarë të paarmatosur


Politikanë shiitë të Irakut kritikuan Shtetet e Bashkuara për një operacion amerikano-irakian në Bagdat të dielën nga i cili u vranë 16 vetë.

Ata akuzuan dje forcat amerikane se sulmuan një xhami shiite afër lagjes Sadr të kryeqytetit dhe se vranë besimtarë të paarmatosur.

Presidenti irakian, Xhalal Talabani, i cili vetë është kurd, kërkoi që rreth ngjarjes të kryhen hetime. Por një zyrtar ushtarak amerikan tha se pas operacionit dikush kishte ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe kishte ndryshuar skenën e incidentit.

Sipas tij, forcat irakiane që bashkëpunonin me amerikanët u kishin thënë atyre se objekti nuk ishte xhami.

Forcat e koalicionit thonë se trupat speciale irakiane që veprojnë me këshilltarë amerikanë, vranë disa kryengritës dhe liruan një irakian që mbahej peng.

Ndërkohë, zyrtarët irakianë thonë se nga një sulm vetvrasës dje në një bazë amerikano-irakiane në veri të Bagdatit u vranë 40 irakianë.//ii

XS
SM
MD
LG