Lidhje

SHBA: Shtyhet debati në Senat për reformën e imigracionit


Në Shtetet e Bashkuara, mosmarrëveshjet mes senatorëve republikanë rreth një programi punësimi të përkohshëm për imigrantët e paligjshëm bëri që të shtyhet debati në Senat mbi një projektligj për reformimin e përgjithshëm të sistemit të imigracionit.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Bill Frist, pritet të paraqesë qysh sot një projektligj për sigurinë e kufijve. Senatori republikan nga shteti Tenesi ka në plan t’i bëjë ndryshime projektligjit për imigracionin të miratuar të hënën nga Komisioni Juridik i Senatit, një hap i pazakontë ky i zotit Frist.

Projektligji i komisionit dypartiak parashikon shtimin e masave të sigurimit në kufi dhe ngritjen e një programi punësimi të përkohshëm, i cili mund t’u ofronte një mënyrë për t’u bërë banorë të përhershëm shumë prej atyre 11 milionë imigrantëve të paligjshëm që mendohet se ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara.

Programi i punësimit të përkohshëm i cili nuk përfshihet në projektligjin e zotit Frist, i ka përçarë republikanët. Disa prej tyre e quajnë amnisti një program të tillë.

Në një intervistë me rrjetin CNN, Presidenti Bush i bëri thirrje Kongresit të miratojë një projektligj gjithpërfshirës për imigracionin, i cili të përmbajë edhe një program për punësimin e përkohshëm.//ii

XS
SM
MD
LG