Lidhje

Ish-presidenti liberian, Çarls Tejlor, transferohet në burgun e gjykatës për krime lufte në Sierra Leone


Ish-presidenti liberian, Çarls Tejlor, është transferuar në një qeli burgu të gjykatës për krime lufte në Sierra Leone, duke i dhënë fund një shakulline që nga momenti i kapjes së tij në Nigeri.

Zyrtarë të OKB-së ia dorëzuan zotin Tejlor gjykatës dje, vetëm pak orë pasi policia nigeriane e kapi atë ndërkohë që po përpiqej të ikte nga vendi. Nigeria i dha zotit Tejlor strehim politik në vitin 2003 si rrugë për t’i dhënë fund luftës civile në Liberi.

Por, pasi Nigeria pranoi kërkesën e Liberisë për ekstradimin e tij, zoti Tejlor u zhduk. Lajmi për kapjen e zotit Tejlor u dha ndërkohë që presidenti nigerian, Olusegun Obasenjo, po zhvillonte bisedime me Presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë.

Më pas, Presidenti Bush sugjeroi që zoti Tejlor të transferohej nga Sierra Leone në një vend tjetër, mundësisht në gjykatën e Hagës për krime lufte.

Zyrtarët amerikanë thonë se pavarësisht se ku zhvillohet, gjyqi do të mbetet në juridiksionin e gjykatës së Sierra Leones për krime lufte.

XS
SM
MD
LG