Lidhje

Presidenti Bush: Sigurimi i kufijve nuk duhet të dëmtojë tregëtinë midis vendeve të Amerikës Veriore


Presidenti Bush tha se sigurimi i kufijve nuk duhet të dëmtojë tregëtinë midis vendeve të Amerikës Veriore. Ai i bëri këto komente sot në fund të takimit dy-ditor të nivelit të lartë me kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper dhe me presidentin e Meksikës, Vicente Fox në Kankun të Meksikës.

Presidenti Bush dhe kryeministri Harper ishin të një mendimi për bisedime të tjera lidhur me një mosmarrëveshje të vjetër tregëtare lidhur me tarifat amerikane ndaj importeve të lëndës drusore të Kanadasë.

Zyrtarët e vendeve nënshkruese të marrëveshjes mbi tregëti të lirë në Amerikën Veriore kanë vendosur se tarifat janë të paligjshme. Gjatë një konference shtypi sot, presidenti Bush hodhi poshtë shqetësimet rreth mosmarrëveshjes, duke thënë se është një pjesë e pashmangshme e tregëtisë energjike midis fqinjëve.

Në një takim mes tyre dje, zoti Bush dhe presidenti Fox u përqëndruan në çështjet e imigracionit. Zoti Fox tha se ai po përpiqet të sigurojë më shumë vende pune për meksikanët në vendin e tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG