Lidhje

Irak: Të paktën 10 të vrarë nga shpërthimi i një bombe në një xhami shiite


Autoritetet irakiane thonë se nga shpërthimi i një bombe në një xhami shi’ite në Bagdat u vranë të paktën 10 vetë dhe u plagosën mbi 30 të tjerë.

Autoritetet thonë se kamioni i mbushur me lëndë plasëse, shpërtheu ndërsa besimtarët po dilnin nga lutjet e mbrëmjes.

Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë pasi Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs dhe Sekretari i Jashtëm britanik Xhek Stro, u dhanë fund takimeve dy ditore urgjente në Bagdat.

Dy diplomatët u bënë thirrje politikanëve irakianë të formojnë sa më shpejt një qeveri të re. Dy shefat e diplomacisë, thanë se irakianët po humbasin durimin me udhëheqësit e tyre, për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për qeverinë, 4 muaj pas zgjedhjeve.

Ndaj kryeministrit Ibrahim Al Xhafarri, kandidati i grupimit shi’it për të dytin mandat, po shtohet trysnia politike për të dhënë dorëheqjen. Udhëheqësit kurdë dhe ata suni thonë se ai nuk ka arritur ta frenojë kryengritjen dhe nuk ka bërë sa duhet për të ulur dhunën sektare në rritje.

XS
SM
MD
LG