Lidhje

Tom Dilei njofton dorëheqjen nga Dhoma e Përfaqësuesve


Ligjvënësi republikan Tom Delay, ndaj të cilit kohët e fundit filluan të zhvillohen hetime, bëri të njohur se brenda muajve të ardhshëm do të largohet nga Dhoma e Përfaqësuesve brenda disa muajsh.

Në një intervistë ekskluzive që dha sot për rrjetin televiziv Fox, politikani, emri i të cilit është përfolur ngaqë ka qenë në qendër të një skandali që ka të bëjë me fondet e Partisë Republikane, tha se do të heqë dorë nga posti i tij në Kongres, si përfaqësues i shtetit të Teksasit dhe se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e nëntorit. Ai tha se garën mund ta kishte fituar, por parashikoi se gara mund të zhvillohej me replika tepër të ashpra dhe mund të ishte tepër e kushtueshme.

Ligjvënësi i fuqishëm Tom DeLay është akuzuar për korrupsion me lidhje me lobistin e përfolur po për korrupsion, Jack Abramoff, ndaj të cilit po zhvillohen hetime. Ligjvënësi Delay ka qenë udhëheqës i shumicës në Kongres, deri disa muaj më parë. Ai e humbi postin drejtues, kur ndaj tij u ngrit padi në Teksas për shkelje të ligjit të zgjedhjeve. //rd//

XS
SM
MD
LG