Lidhje

Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj Minave


Kombet e Bashkuara po shënojnë sot për herë të parë Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin për Minat e Tokës, që synon eliminimin e minave ekzistuese të tokës.

OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë. Kombet e Bashkuara thonë se vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxha, Afganistani dhe Bosnje-Hercegovina.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u bëri sot thirrje në një fjalim vendeve që të ratifikojnë një traktat të vitit 1997 që ndalon minat tokësore kundër personelit ushtarak thënë se çdo minë që asgjësohet shpëton një jetë. Ai tha se objektivi për një botë pa mina tokësore tani duket se mund të realizohet brenda vitesh dhe jo dekadash. //rd//

XS
SM
MD
LG