Lidhje

Francë 17 prilli, afati i fundit për anulimin e ligjit të ri për punësimin e të rinjve


Udhëheqësit e sindikatave të punëtorëve në Francë kanë caktuar 17 prillin si afatin e fundit për anullimin e ligjit të ri për punësimin e të rinjve, i cili ka ngjallur polemika dhe ka shkaktuar disa javë protesta mbarë kombëtare.

Kjo thirrje u bë nga presidenti i 12 sindikatave më të mëdha të vendit disa orë para një takimi me udhëheqësit e partisë në pushtet të presidentit Zhak Shirak për të diskutuar mbi mënyrat për zgjidhjen e krizës.

Udhëheqësit e sindikatave punëtore thonë se do t’i vazhdojnë thirrjet për protesta deri sa ligji të anullohet. Ndërkohë po sot, demonstruesit bllokuan rrugët gjatë protestave sporadike në gjithë Francën.

Protestat më të fundit pasojnë demonstratat mbarë-kombëtare nga më shumë se një mision njerëz dhe përleshjet në Paris, ndërsa demonstruesit qëllonin me gurë në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me plumba plastikë.

Autoritetet njoftojnë për më shumë se 400 arrestime. Televizioni francez njofton se mbi 4 mijë veta janë ndaluar gjatë demonstratave që prej fillimit të marsit. Ata thonë se 200 veta janë gjetur fajtorë dhe 59 janë dënuar me burgim. Më shumë se 500 policë dhe oficerë sigurimi janë plagosur gjatë trazirave.//lk

XS
SM
MD
LG