Lidhje

Solana i kërkon qeverisë shqiptare zgjidhje pragmatiste për debatin në parlament


Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana i bëri sot thirrje qeverisë shqiptare dhe opozitës të gjejnë një zgjidhje pragmatiste për të normalizuar punën në parlament, si dhe të bëjnë përpjekje në përgjithësi për krijimin e një kulture politike më konstruktive.

Duke shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit gjatë një takimi që pati sot në Bruksel me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Besnik Mustafaj, përfaqësuesi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, i bëri thirrje autoriteteve të vazhdojnë me ritme më të shpejta zbatimin e reformave.

Përfundimi i negociatave për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit nuk është fundi, por fillimi i punës, tha zoti Solana, duke shtuar se nga Shqipëria pritet më shumë se më parë për zbatimin e reformave. Ai u bëri thirrje autoriteteve të qëndrojnë të fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, por ta bëjnë atë në baza jo-partiake dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Në demokraci, tha zyrtari i lartë evropian, si shumica edhe opozita kanë përgjegjësi dhe të dyja mund e duhet të bëjnë më shumë.

XS
SM
MD
LG