Lidhje

Bashkimi Evropian pret ndihmat financiare për qeverinë palestineze


Bashkimi Evropian ndërpreu ndihmat në formë pagesash për qeverinë palestineze të udhëhequr nga Hamasi, për shkak se ky grup nuk pranon të heqë dorë nga dhuna dhe të njohë Izraelit.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian tha sot se tani për tani ndihmat e drejtpërdrejta janë pezulluar. Zyrtarët thonë se kjo masë nuk do të prekë ndihmat humanitare nëpërmjet agjencive të emergjencës.

Zyrtarët palestinezë e dënuan vendimin, duke thënë se ai ndëshkon popullin palestinez. Ata theksojnë gjithashtu se politikanët e Hamasit u zgjodhën në mënyrë demokratike nga votuesit palestinezë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit pritet të zhvillojnë diskutime të mëtejshme për ndalimin e ndihmave të hënën në Bruksel. Bashkimi Evropian prej 25 vendesh është donatori më i madh për palestinezët.

Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar ndihmat për qeverinë e udhëhequr nga Hamasi ndërsa Izraeli ka ndaluar transferimin e miliona dollarëve nga të ardhurat e taksave që ai mbledh nga palestinezët. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste. //rd//

XS
SM
MD
LG