Lidhje

Itali: Heshtje parazgjedhore në prag të votimeve


Italianët po përjetojnë sot me kënaqësi një heshtje parazgjedhore, një masë e detyrueshme, që shërben si një ndërprerje nga konkurrenca negative dhe e ashpër që karakterizoi fushatën për zgjedhjet parlamnetare që zhvillohen atje nesër dhe pasnesër. Shumë italianë ankohen se gara e kësaj here u karakterizua nga fyerjet mes politikanëve, në vend të debatit elektoral të zakonshëm.

Përballë njëri tjetrit në garë janë kryeministri Silvio Berluskoni, udhëheqësi i koalicionit të qendrës së djathtë, dhe ish-kryeministri Romano Prodi, udhëheqësi i qendrës së majtë. Dy javë para votimeve u ndaluan anketimet, por që atëhere, kryeministri aktual kryeson garën.

XS
SM
MD
LG