Lidhje

Presidenti Bush i bën thirrje senatit të miratojë projektligjin për imigracionin


Presidenti Bush i bëri thirrje udhëheqjes së senatit të lejojë miratimin e një projektligji për reformën e sistemit të imigracionit, i cili do t’u jepte mundësinë një pjese të mirë të 11 milion imigrantëve të paligjshëm të merrnin shtetësinë amerikane.

Presidenti Bush tha në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se kundërshtimet ndaj projektligjit nga ana e demokratëve nuk po e lejojnë senatin të bëjë punën e tij.

Senatorët vazhdojnë prej më shumë se një jave debatet rreth një projektligji për imigracionin të paraqitur nga përfaqësues të të dyja partive. Një projekt kompromisi i arritur të enjten dështoi një ditë më pas sepse demokratët nuk pranuan që ligjit t’i shtoheshin amendamente të paraqitura nga republikanët. Pas kësaj, projektligji nuk arriti të grumbullojë votat e nevojshme për miratim.

Senatorët thonë se shpresojnë ta rishikojnë përsëri ligjin pasi të kthehen nga pushimet e pranverës që zgjasin dy javë.//ii

XS
SM
MD
LG