Lidhje

Irani akuzon Shtetet e Bashkuara se po zhvillojnë luftë psikologjike


Irani akuzon Shtetet e Bashkuara se po zhvillojnë luftë psikologjike, pas njoftimeve të medias se Presidenti Bush po studion alternativa ushtarake për ta detyruar Teheranin të braktisë programin e tij bërthamor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Iraniane Hamid Reza Asefi tha se çdo plan amerikan e ka bazën në “zemërimin dhe faktin se Amerika ndjehet e pashpresë.”

Gazeta Washington Post citon zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm të Departamentit të Mbrojtjes sipas të cilëve një studim i Pentagonit mbi alternativat e mundshme ushtarake është pjesë e diplomacisë së forcës që synon ta detyrojë Iranin të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Artikulli shton se megjithatë nuk ka gjasa për sulme amerikane brenda një periudhe të shkurtër.

Në një tjetër artikull të botuar në revistën New York Times, citohen burime të paidentifikuara sipas të cilave administrata e Presidentit Bush ka shtuar veprimtaritë sekrete në Iran si dhe planifikimin e goditjeve të mundshme ajrore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se administrata po punon për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për çështjen bërthamore, megjithëse nuk është përjashtuar asnjë alternativë. //ad//

XS
SM
MD
LG