Lidhje

Presidenti francez Shirak urdhëron zëvendësimin e ligjit të debatueshëm të punës për të rinjtë


Presidenti francez Zhak Shirak, e rrëzoi një projekt-ligj të debatueshëm pune për të rinjtë, duke shpresuar ta zëvendësojë atë me një tjetër që synon të ndihmojë shtresat më të varëfëra të të rinjve të gjejnë punë.

Zyra e zotit Shirak e bëri njoftimin sot. Më pas Kryeminsitri Dominik dë Villpë dha sqarime të mëtejshme duke thënë se ligji i ri parashikon fonde për punëdhënësit që marrin në punë të rinj nga shtresat e varfëra.

Një zyrtar qeveritar tha se plani i ri do t’i kushtojë qeverisë 180 milionë dollarë në vitin 2006 dhe dyfishi i kësaj shume në vitin 2007. Fondet për të do të dalin nga një taksë e re për duhanin.

Zoti Dë Villpë tha se projekt-ligji i vjetër synonte të ndihmonte të rinjtë duke zgjeruar mundësitë e tyre për punësim. Por ligji tha ai u keqkuptua.

Sindikatat në Francë dhe grupet e studentëve thanë se tërheqja e qeverisë ishte një fitore për ta. Megjithatë kryetari i lëvizjes më të madhe studentore tha se demonstratat e planifikuara për nesër do të zhvillohen.

XS
SM
MD
LG