Lidhje

Kosovë: kisha ortodokse serbe kërkon mbrojtje institucionale për manastiret dhe objektet e tjera fetare


Kryeadministratori ndërkombëtar, Sorren Jessen Petersen, i bëri thirrje te henen Beogradit që të mos pengojë integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit. Ndërkohë kisha ortodokse serbe në Kosovë kërkoi sot mbrojtje institucionale për manastiret dhe objektet e tjera fetare në Kosovë, si dhe garanci të veçanta ndërkombëtare për to. Përfaqësues të kësaj kishe thanë sot në Prishtinë pas takimit me shefin e administratës ndërkombëtare, Soren Jessen Petersen, se kisha ortodokse serbe në Kosovë nuk angazhohet për ndonjë status të eks-territorialitetit për këto objekte fetare. Një status të tillë e ka kërkuar Beogradi.

XS
SM
MD
LG